Kombëtarja angleze pritet të bëhet me përzgjedhës të ri, zbulohen dy emrat që mund ta zëvendësojnë Gareth Southgaten

Federata Angleze e Futbollit (FA) po mendon për të rikthyer një trajner të huaj në krye të kombëtares.
Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës FA ka gati edhe një listë me emra kandidatësh, gati të zënë vendin e trajnerit aktual Gareth Southgate, shkruan Shqip.com.
Dy janë personat e interesuar për të marrë drejtimin e kombëtares angleze si argjentinasi Mauricio Pochettino dhe gjermani Thomas Tuchel.


Të dy këta trajnerë e njohin mirë kampionatin anglez, pasi kanë drejtuar më parë skuadrat e Premierligës.
Gjithsesi, gjithçka do të varet nga vendimi që Federata do të marrë bashkë me Southgate, nëse ky i fundit do të vijojë detyrën apo jo.
Me të në krye, Anglia shkoi në finalen e Kampionatit Evropian dhe çerekfinalet e Botërorit.
/Shqip.com