Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane thotë se shpërthimet mbi Isfahan u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane tha se shpërthimet në qiell mbi provincën e Isfahanit kishin të bënin me sistemet kundërajrore që gjuajtën në atë që ai e quajti një objekt të dyshimtë që nuk shkaktoi asnjë dëm, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.
“Ekspertët po hetojnë këtë incident dhe do të dalin me njoftim për këtë çështje pasi të marrin rezultatet”, tha gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi, sipas raportit të IRNA.
Deklaratat e komandantit të përgjithshëm përputhen me një raport të mëparshëm nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citonte komandantin e lartë ushtarak, gjeneralin e dytë të brigadës Mihandoust në Isfahan të thoshte se nuk kishte “dëme ose incident” pas shpërthimit në atë zonë, shkruan CNN.
Komandanti i lartë tha gjithashtu se shpërthimi i dëgjuar ishte shkaktuar nga “mbrojtja ajrore që gjuajti në një objekt të dyshimtë”.
/Shqip.com