Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë
Publikuar:
(10.04.2023 10:12:50)

Pritjet e qytetarëve në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë.
Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar, ka bërë të ditur se në këtë pikë të kalimit kufitar, hyrjet janë 50-60 minuta.
Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 150 metra.

Kurse, në pikat e tjera kufitare numri i qytetarëve është më i vogël.
/Shqip.com