Kolona e tollovi e madhe në Prishtinë – Komuna teston shndërrimin e unazës

Tollovi të shumta janë shkaktuar nga prezenca e madhe e veturave.
Kjo pasi Komuna e Prishtinës nga e premtja për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimin e radhës të shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”– Rruga “Robert Doll”
Komuna gjatë kësaj kohë i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të durueshëm në trafik.
/Shqip.com