Koha kur Diego Forlan – ishte “mbret” i Spanjës

Kur topi gjenden nën këmbët e tij – bashkëlojtarët bëheshin gati të festojnë.
Ai shënonte, shënonte dhe vëtëm shënonte.
Ani pse nuk u shpall kurrë më i miri në botë, Diego Forlan i siguroi vetes një vend – në librat e futbollit.

Sulmuesi uruguain – ani pse kishte përballë vetës kundërshtarë si Raul Gonzales, Samuel Eto’o, Ronaldinho Gaucho, arriti që të shpallej dy herë golashënuesi më i mirë në La Liga.
Për herë të parë, ai e rrëmbeu këtë çmim në sezonën 2004–05.
Teksa – të njëjtën e përsëri edhe në sezonin 2006-07 , kur shënoi 19 gola në 36 ndeshje të ligës.
Por, kjo është vetëm gjysma e historisë – pasi në vitin 2005, ai e fitoi edhe Këpucën e Artë. Çmim të cilin e ndaur me Thiery Henryn – pasi të dy kishin shënuar nga 25 herë.

Pas Villarrealit, Forlan ishte transferuar te Ateltico Madrid – ku në vitin 2007 i ndihmoi “Los Colchoneros” të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve – pas dhjetë vjetëve.
Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me 23 gola në 53 ndeshje.
Anash karrierës ekipore, ai la shenja edhe në kombëtaren e Uruguait.
Kupa e Botës e vitit 2010 – të mbajtur në Afrikë – versioni i Diegos ishte edhe më i modifikuar.

Ani pse Uruguai u eleminua në gjysmëfinale, ai u zgjodh futbollsiti më i mirë i kompeticionit.
Teksa me pesë golat e shënuara – u shpall edhe golashënuesi më i mirë i atij botërori.
Më 11 tetor 2011, futbollisti shënoi golin e tij të 32-të që e ktheu atë në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Uruguait në ndeshjet zyrtare, duke marrë rekordin e Hector Scarone i cili shënoi 31 gola që nga viti 1930.
Ai i ndau rrugët me futbollin në vitin 2018, por emri dhe profili i tij mbetet ende i paharruar dhe unik. /Shqip.com