Klubi kosovar që po shkëlqen në Ligën e Parë njofton për përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit

Klubi i Fushë Kosovës në këtë edicion është riorganizuar shumë mirë derisa rezultatet nuk kanë munguar në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.
Fushë Kosova pas javës së 14-të në Viva Fresh Superligën (Grupi B) ndodhet në pozitën e parë me 31 pikë, katër më shumë se Ulpiana që është e dyta.
Në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë po përmirësohet edhe infrastruktura.

Tashmë në stadium po instalohet sistemi automatik i ujitjes, njofton klubi përmes faqes zyrtare.
Pjesa e dytë e sezonit do të jetë edhe më e mirë për kampionët vjeshtor të Grupin B.
Njoftimi i Fushë Kosovës pa ndërhyrjeje
Sistemi automatik i ujitjes po instalohet ne stadiumin tone.
Pjese e dyte e stinorit do te jete me e bukur edhe ne fushe gjithsesi!
KF FUSHE KOSOVA falenderon Federaten e Futbollit te Kosoves per kete investim ne fushen tone.
Shihemi ne pjesen e dyte te sezonit, deri atehere pershendetje nga kampionet💙⚪
/Shqip.com