Klopp shpreson që shembullin e tij ta ndjek edhe Salah

Jurgen Klopp ka vendosur ta vazhdoj kontratën me Liverpoolin.
Klopp shpreson se kontrata e tij e re me Liverpoolin mund të jetë një “shenjë pozitive” për Mohamed Salah në negociatat e tij për vazhdimin me klubin.
I pyetur nëse marrëveshja e tij e re mund të ndikojë në Salah dhe Sadio Mane që të zgjasin qëndrimet e tyre në Anfield.

“Kjo është më shumë një pyetje për djemtë, çfarë do të thotë saktësisht për ta, por gjithçka në rregull, marrëdhënia ime me ta është e shkëlqyer. Çështja ime është se në jetë ka gjëra më të rëndësishme për të menduar, jo vetëm kush është trajneri, por të dish se kush është menaxheri dhe stafi trajner është një gjë e rëndësishme sepse kur e di se çfarë ke me klubet e tjera ku mund të shkosh, nuk nuk e di saktësisht”, ka thënë ai.
Salah ka shënuar 155 gola në 247 paraqitje për Liverpoolin që nga ardhja e tij, duke ndihmuar klubin të fitojë Premier League, Champions League dhe Kupën e Ligës./Shqip.com