Klopp i kërkon falje Guardiolas

Jurgen Klopp i ka kërkuar falje Pep Guardiolës pasi trajneri i Manchester City pretendoi se tifozët hodhën monedha metalike drejt tij të dielën pasdite.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së Premierligës, Guardiola u ankua se ishin hedhur monedha drejt tij, por ai tha se një gjë e tillë nuk e bezdisi.

Kur u pyet për komentet e Guardiolës, Klopp tha se i vinte shumë keq.
“Oh, e tmerrshme. Më vjen keq. Kërkoj falje për këtë. Nuk e kisha idenë për këtë. Nuk duhet të ndodhë kurrë, kurrë”, th ai.
Liverpool gjithashtu i është përgjigjur akuzave me një deklaratë ku thuhej se
“Ne jemi në dijeni të një incidenti që përfshin objekte të hedhura në zonën teknike në ndeshjen e sotme. Kjo është sjellje krejtësisht e papranueshme dhe jo standardet e sjelljes që presim në Anfield. Ky incident do të hetohet plotësisht duke përdorur CCTV dhe ata që do të shpallen fajtorë do të ndëshkohen, duke përfshirë një ndalim të përjetshëm nga stadiumi Anfield dhe një urdhër të mundshëm ndalimi të futbollit.”
Liverpool mundi skuadrën e Guardiolës 1-0 në Anfield falë një goli mahnitës të Mohamed Salah.

Rezultati ishte i rëndësishëm për “Reds”, pasi ata ishin në vendin e 11-të.
/Shqip.com