Klodian Duro fiton gjyqin me Feronikelin, FIFA pritet të nis hetimet
Publikuar:
(28.12.2022 15:20:58)

Ish-trajneri i Feronikelit, Klodian Duro e ka fituar gjyqin ndaj skuadrës që drejtoi kohë më parë duke e detyruar klubin nga Drenasi që t’i paguajë borxhet ndaj tij.
Feronikeli i detyrohet 42,000 euro ish-teknikut të tyre, derisa borxhe të mëdha ka edhe ndaj ish-futbollistëve, raporton Kanal 10.
Klubi futbollistik, Feronikeli ekziston ende si person juridik në FIFA dhe pritet t’i nënshtrohet një hetimi, sa i përket borxheve ndaj ish-futbollisteve dhe ish-trajnerit Duro.
Kujtojmë që FC Feronikeli muaj më parë u fuzionua me disa klube duke ndryshuar edhe emrin zyrtar në Feronikeli 74.



/Shqip.com