Lajme

Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me COVID-19

QKUK

Klinika Infektive është e përgatitur në rast të rritjes së rasteve me Coronavirus. Drejtori në detyrë i kësaj klinike, Arben Vishaj, thotë se kanë barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve, transmeton Shqip.com.

“Në Klinikën Infektive kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë. Mjekët e klinikës tonë pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, deklaroi Vishaj për EO.

Ai u shpreh optimist që vendi nuk do të shkojë drejtë mbylljes, si rrjedhojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19.

Vishaj më tej bëri të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të infektimit me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjithsej 48 raste pozitive./SHQIP.com