Klinaku: Të dënuarit e Speciales dënimin do ta vuajnë në një shtet të tretë

Të dënuarit me verdikt final nga Gjykata Special do të vuajnë dënimin në jë shtet të tjerët siç është e përcaktuar me ligj.
Kështu ka deklaruar Faton Klinaku nga Organizata e Vetëranëve të Luftës.
“Ushtarët e UCK-së nuk do të vuajnë dëmin askund deri sa të jetë verdikti i shkallës së fundit, kjo është vetëm shkalla e parë dhe mund të jenë dy tri shkallë të tjera deri sa të bëhet i plotfuqishëm secili vendim. Në të Kosovës nuk parashihet më ligj, në vendet e treta thotë, jo në Kosovë por në vendet e treta siç është bërë me ligj”, ka thënë Klinaku.
Në anën tjetër, Partia Social Demokrate me datën 24 dhjetor, ka paralajmëruar protestë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për Sali Mustafën.
Por çfarë thotë LIGJI PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
NENI 57
Vuajtja e dënimit me burg
Dhomat e Specializuara dhe Zyra Administrative mund të bëjnë marrëveshje me shtetet të cilat kanë treguar gatishmëri që brenda territoreve të tyre ta lejojnë vuajtjen e dënimeve me burgim të personave që janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara.
/Shqip.com