Lajme

Klinaku: Nuk janë rritur pagat për veteranët nga viti 2014

U.d i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka publikuar një vendim të rritjes së pagave e pensioneve që mban datën 1 prill, 2014, i nëshkruar nga Hashim Thaçi në kohën kur ishte kryeministër.

Ai u është kundërpërgjigjur politikanëve, të cilët kanë thënë se janë rritur pagat për këtë kategori.

“Mund të thoni çfarë të doni, por rritje të pagave e pensioneve nuk ka pasur që nga data 1 prill 2014.”, ka shkruar ai në reagim.

/Shqip.com