Lajme

Klinaku – Bislimit për hapjen e arkivave: Është njëjtë sikur të pajtohesh se “Kosova është krahinë e Serbisë”

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili të enjten deklaroi se në dialogun me Serbinë janë dakorduar që të hapen të gjitha arkivat shtetërore, përfshirë ato për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Klinakut, një gjë të tillë është njëjtë si të pajtohesh se “Kosova është Krahinë e Serbisë”.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura dhe vazhdojnë të jenë, pasi sipas tij, nuk ka çka fshehët në to.

Lexo edhe:
Çitaku e quan “grackë të rrezikshme” hapjen e arkivave me Serbinë

“Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës”, ka shkruar Klinaku./SHQIP.com