Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë
Publikuar:
(15.08.2022 09:03:19)

Gjatë mëngjesit të sotëm në pikat kufitare në Kosovë janë krijuar kolona të gjata.
Në pikën kufitare në Merdarë për të dal nga Kosova pritjet janë më shumë se 3 orë dhe kolonat janë të gjata deri në 2 km.
Po ashtu në pikët tjetër kufitare në Dheun e Bardhë pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 2 orë ndërsa kolonat janë të gjata deri në 800 metra.

Gjendje më e mirë është në pikat tjera kufitare ku pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 5-10 minuta./Shqip.com