Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mëngjesi i ditës së sotëm i ka karakterizuar të qeta të gjitha pikat kufitare në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk ka pasur pritje gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova në asnjërën prej pikave kufitare.

Në të gjitha vendkalimet, pritjet për të dal dhe hyrë në Kosovë nuk kanë qenë më të gjata se 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, në po të njëjtat pika, nuk janë të regjistruar kolona./Shqip.com