Kjo është gjendja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(01.02.2023 18:54:43)

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shënuar dhjetë raste të reja me COVID-19 e po ashtu nuk ka asnjë rast të vdekjes.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, rastet e reja janë konfirmuar si rezultat i 388 testime.
Nga dhjetë rastet e konfirmuara, gjashtë prej tyre janë në Tiranë, dhe nag një në Patos, Lushnje, Vlorë dhe Kuçovë.
Në Shqipëri janë edhe 115 raste aktive me COVID-19 si dhe gjatë 24-orëve janë shëruar vetëm 13 qytetarë.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv janë duke u trajtuar katër pacientë nga COVID-19.
/Shqip.com