Kjo është e veçanta e sezonit të ri të Big Brother Albania VIP, përfaqësues edhe nga Kosova

Formati i suksesshëm Big Brother po tërheq shumë vëmendje këto kohë.
Big Brother tashmë zyrtarisht po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani.
Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar.
Gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka thënë së do të jenë një kast prej shumë artistëve.

Ai më tej ka treguar së do të këtë edhe përfaqësues edhe nga Kosova dhe programi do të jepet dy herë në javë.
“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesëmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”, u shpreh Eraldo për ‘T7’.
Ndërkohë këtë vit, Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.
Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./SHQIP.com