Art Jetese

Kjo është banorja e parë që hyn në “Big Brother Vip”: Dua që publiku të më njohë nga zero

Egli Tako është banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother Albania Vip.

Ajo ka hyrë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë sot, duke thënë se kërkon që publiku ta njohë atë nga “zero”.

“Dua t’i tregoj njerëzve të gjithë potencialin tim dhe atë Eglin që të gjithë nuk e njohin. Dua të më njohin 24/7”, u shpreh ajo.

Egli Tako është një trajnere fitnes e suksesshme në Shqipëri, e cila njihet edhe si ish e dashura e Olsi Bylykut.

/Shqip.com