Lajme

Kisha Ortodokse Serbe: Kosova ndaloi vizitën e Profirijes në Patriarkanën e Pejës

Sipas Kishës Ortodokse Serbe, Patrikut të saj iu është ndaluar që ta vizitojë Patriarkanën e Pejës përpara festës së Krishtlindjeve.

Zyra e Patriarkut serb njoftoi se Porfirije mori me habi lajmin se gjoja autoritetet e Kosovës  sot e ndaluan atë të udhëtonte në Patriarkanën e Pejës, e cila sipas tyre është selia e parë dhe shekullore e Kishës Ortodokse Serbe

Siç raportojnë mediat serbe, Patriarku ka thënë se nuk heq dorë nga synimi i tij për t’i shërbyer shërbimit hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe se pret që “ky vendim të shfuqizohet”.

“Patriarku i tij i shenjtë Porfirije i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë midis të gjithë njerëzve dhe veçanërisht lutet për paqen që të mbretërojë midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë ku ata kanë jetuar së bashku për shekuj,” tha zyra e Patriarkut serb.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq tha se Kosova po vazhdon me një formë tjetër për mohimin e të drejtave të serbëve që jetojnë këtu.

/Shqip.com