Kim, Kim, Kim, Kim…
Publikuar:
(24.11.2022 16:03:54)

Kupa e Botë gjithmonë sjell emocione dhe kështu ndodhi edhe në ndeshjen ndërmjet Uruguait dhe Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për përbërjen e Koresë së Jugut, pasi të gjithë e kuptuan menjëherë se komentuesit e ndeshjes së sotme do të kenë një problem të madh.

Gjatë ndeshjeve mund të ndodhë që në fushë të jenë dy lojtarë që kanë të njëjtin mbiemër, por është e pabesueshme që në skuadrën e Koresë së Jugut do të jenë pesë lojtarë me mbiemrin Kim. Më interesante, katër prej tyre luajnë në mbrojtje, dhe i pesti është portieri Kim. Kështu, në ndeshjen e sotme, mbrojtja e Koresë së Jugut do të përbëhet nga Jin-Su Kim, Min-Jae Kim, Moon-Hean Kim dhe Young-Geon Kim, ndërsa portieri quhet Seung-Gyu Kim.
/Shqip.com