Sport Ndërkombëtar

Kim Kardashian i “tërbon” tifozët në ndeshjen Los Angeles Rams – Dallas Cowboys

Ylli i famshëm botëror, Kim Kardashian, ka shkëlqyer në ndeshjen e NFL mes Los Angeles Rams dhe Dallas Cowboys.

Kardashian që ka rreth 331 milionë ndjekës në rrjetet sociale, për një moment është shfaqur në ekranin gjigant në stadium, raportojnë mediet në SHBA, përcjell Shqip.com.

Ky fakt i ka bezdisur fansat, të cilët kanë brohoritur duke e sharë.

Megjithatë, Kim u bëri dorë të gjithëve me një buzëqeshje dhe vazhdoi të shikonte ndeshjen, të cilën Cowboys e fituan 22-10.

Nga ana tjetër, mediat amerikane shkruajnë se fansat nuk e duan Kim për shkak se është e privilegjuar në botën e sportit.

Në këtë rast, konkretisht, ajo mori vendet më të mira për të parë ndeshjen.

/Shqip.com