Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian bënë përdorimin e pazakontë të ‘photoshop’-it në një pjesë të trupit

Kim Kardashian

Kim Kardashian kohëve të fundit është duke u akuzuar për përdorimin e ‘photoshop’-it.

Në një postim të fundit që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram, fansat kanë filluar me akuzat se ajo ka bërë veprimin e njëjtë, shkruan Mirror.

41-vjeçarja u shfaq me një imazh atraktiv, derisa vendosi që duar t’i ngre lartë kokës.

Kim Kardashian

Sigurisht që komentet në këtë postim patën të bëjnë me nënsqetullat e saj, që sipas fansave dukeshin çuditshëm.

“Ajo është e gjitha elastike tek nënsqetullat në këtë fotografi”, ka shkruar një ndjekës i saj.

Krijuesja e linjës ‘Skims’ edhe herëve të tjera ka qenë e akuzuar për editimin e fotografive, e sidomos në postimet gjatë verës.

Ndërkohë, Kim tashmë ka filluar lidhjen e dashurisë me komedianin, Pete Davidson, muaj pasi u divorcua nga Kanye West./SHQIP.com