Kica-Xhelili: Pushteti po degradon sistemin e drejtësisë (VIDEO)
Publikuar:
(21.03.2023 19:05:42)

“Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë”, është thirrja që ka bërë së fundi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Deputetja e kësaj partie, njëherësh juristja Doarsa Kica-Xhelili, kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid.
“Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid”, thotë Kica-Xhelili, në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.
Ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.
/Shqip.com