Kica-Xhelili: Haxhiu nuk është ministre e fushatave linçuese
Publikuar:
(28.03.2023 21:19:50)

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me veprimet e saj sa i përket përmbajtjen e vendimeve gjyqësore.
Kica-Xhelili tha se Haxhiu është ministre e Drejtësisë e jo ministre e fushatave linçuese.
Sipas saj, ministrja e Drejtësisë nuk ka të drejtë ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore e aq më pak Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e saj.
/Shqip.com