Rozë

Kiara Tito shuan kureshtjen, tregon nëse do të hyjë në “Big Brother VIP”

Kiaro Tito

Big Brother ka marrë shikueshmëri dhe famë të madhe.

Nga kjo pritet që sezonit të ri t’i bashkohen figura të shumta të njohura të televizionit.

E gatshme për këtë sfidë është edhe moderatorja, Kiara Tito.

Në një intervistë që dha për “T7”, Kiara iu përgjigj pyetjes nëse ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e reality show-t. Kohët e fundit ajo është përfolur se ka marrë një ftesë nga produksioni.

“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë. Nëse do ta merrja do, ndoshta po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”, tha Kiara duke shtuar se nëse do të merrte një ftesë zyrtare do ta shqyrtonte seriozisht.

 Kujtojmë që Kiara sapo ka mbyllur sezonin e dytë të spektaklit të humorit, Style Star./SHQIP.com