Kiara Tito bën realitet ëndrrën e saj
Publikuar:
(01.07.2023 21:01:10)

Kiara Tito ka bërë një ëndërr të sajën realitet.
Ajo ka ndërmarrë iniciativën për të hapur linjën e saj të veshjeve, kryesisht të rrobave të banjos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiara bën të ditur se për këtë projekt ka punuar prej kohësh.
“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar njekohësisht duke qenë se më në fund mund të ndaj me ju këtë projekt të ri për të cilin po punoj prej disa kohësh. Linja ime e parë e rrobave të banjos është tashmeë online dhe mezi pres ti shoh veshur tek ju! Le te krijojme bashke kujtime te bukura kete vere te veshura me “Kiara Tito”- shkruan Kiara.
/Shqip.com