Jo veç me Butrintin – Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës?

Moderatorja e njohur Kiara Tito, është ndër më të komentuarat për shkak të lidhjeve të saj, si dhe situatës së krijuar me Luizin.
Që kur ajo është banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, komentet në lidhje me ish-të dashurin e saj Butrint Imerin ishin të shumta, e që nuk munguan as reagimet e këtij të fundit.
Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen së fundi për Kiarën u aludua se ajo ishte në një “romancë” me Mozzik dhe shkak u bënë disa foto dhe veshjet e njëjta.

Më parë, Mozzik publikoi një foto me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.
Më pas publikoi Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe menjëherë ndjekësit dyshuan se ata ishin bashkë.
Ndërkaq, Mozzik ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhupin e gjelbër, të cilën e a veshur edhe Kiara brenda shtëpisë së BBVA.

Por, gjatë kësaj kohë ajo ka mohuar që ka qenë në një lidhje me reperin nga Ferizaj.
“Më kanë ardhur këto foto në DM, gjithashtu po lexoj edhe në portale. Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale, por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto.”, ishin fjalët që shkruante pak ditë më parë moderatorja.
/Shqip.com