Rozë

Kiara dhe Luizi bëjnë atë që shumë muaj e pritën

Luizi dhe Kiara

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi fitoi një udhëtim dhuratë për në Turqi, ku do kalojë muajin e mjaltit me Kiarën.

Ndërsa, pas angazhimeve të shumta, çifti duket se ka vendosur të nisen sot.

Këtë e ka bërë të ditur Kiara, e cila pak më parë ka zbuluar se ndodhen në aeroportin e Stambollit, ku më pas do shkojnë në Antalia.

Kujtojmë që çifti ka fituar edhe një udhëtim në ishujt Maldive, ku do të shkojnë në tetor, siç ka treguar Luizi.

/Shqip.com