Lajme

KFOR ende është duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për forcat ushtarake

Misioni i KFOR-it ende është duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 mijë forcave ushtarake në Kosovë.

Kështu kanë deklaruar nga KFOR-i gjatë ditës së sotme.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kjo kërkesë e Aleksandar Vuçiq drejtuar KFOR-it është kundërshtuar ashpër nga faktori ndërkombëtarë.

Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i barrikadave në veri të vendit nuk mund të përjashtojë fatkeqësitë.

/Shqip.com