Lajme Botë

Kevin McCarthy dështon për herë të 13-të!

Procesi i zgjedhjes se udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve ka hyrë në ditën e katërt. Ka përfunduar raundi i 13-të dhe McCarthy nuk ka ende shumicën e votave që i nevojiten për t’u bërë Kryetari i ardhshëm i Dhomës.

Rezultatet jozyrtare janë:
McCarthy (Republikan): 214
Jeffries (demokrat): 212
Të tjera: 6

Një grup republikanësh të linjës së ashpër deri më tani kanë prishur përpjekjen të Kevin McCarthy për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve edhe pasi negociatat kanë bërë përparim të enjten mbrëma. Disa prej tyre kanë ndryshuar votën për McCarthy pas shumë raundeve.

Asnjë anëtar i Kongresit nuk mund të betohet derisa të zgjidhet një kryetar i Dhomës.

Duke hyrë në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy duke qeshur u shpreh se “po ndihem mirë”.

/Shqip.com