Këto zakone të përditshme po shkatërrojnë veshkën tuaj

Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit tonë dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e dinit, shumë gjëra nga rutina jonë e përditshme pa dashur, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.
Cilat janë disa nga këto zakone, i mësoni më poshtë.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2,3 herë në javë palestër ose ecje të shpejtë nëpër lagje.

Barnat e tepërta
Edhe pse ilaçet si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos kujdeset siç duhet.

Mbajtja e urinës
Të mos e zbrazni fshikëzën atëherë kur ndjeni se është e nevojshme, është shumë e dëmshme. Bakteret qëndrojnë aty dhe veprojnë me shpejtësi kundër trupit tuaj. Kjo sjell infeksion veshkash apo urinar.

Mungesa e gjumit
Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.
Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:
Konsumimi i pijeve me gaz
Konsumi i lartë i mishit
Shumë sheqer ose kripë
Injorimi i infeksioneve të thjeshta
Stërvitja trupore e tepruar.