Art Jetese

Këto shenja në trup tregojnë se po e teproni me sheqerin

Konsumimi i sheqerit në sasi të mëdha, dëmton rëndë shëndetin e njeriut.

Trupi i njeriut nuk resht së dërguari alarme dhe thirrje për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për konsumin e sheqerit.

Më poshtë janë sinjalet që trupi lëshon kur e keni tepruar me sheqerin.

Mungesë energjie dhe lodhje

Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes ose këputjes është një nga shenjat më të lehta për t’u kuptuar, që vjen si pasojë e dozave të larta të sheqerit.

Ndonëse karbohidratet që ju konsumoni mund t’ju ofrojnë doza të forta energjie, mos harroni që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme.

Fiksimi i ëmbël

Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të ëmbla atëherë gjasat janë që ju po krijoni një varësi të rrezikshme.

Konsumi i sheqerit mund t’ju bëjë të fiksuar pas tij. Nëse nuk duroni dot një ditë të vetme pa të ëmbla, atëherë me siguri keni rënë pre e kësaj varësie.

Në kthetrat e gripit dhe të ftohtit

Nëse vini re që sëmureni shumë shpesh, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Konsumimi i tepruar i sheqerit e dobëson sistemin imunitar dhe shpërbën aftësinë natyrale të trupit për të luftuar të ftohtin, gripin, viruset dhe sëmundjet kronike.

Trullosje

Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten me shpejtësi dhe bien menjëherë.

Ritmi normal është që niveli i sheqerit të bjerë gradualisht. Luhatjet e vazhdueshme në nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë probleme serioze në proceset mendore.

Humbja e shijes

Konsumi i tepërt i sheqerit bombardon ndjesitë e shijes dhe i çorodit ato.

Toleranca e shqisës së shijes ndaj të ëmblave rritet dhe rrjedhimisht ke nevojë për sheqer, gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, nëse filloni tërheqjen graduale nga sheqeri, toleranca e kësaj shqise do të rimëkëmbet, madje do të dalloni kur diçka është shumë e ëmbël dhe do të arrini të bëni dallimin mes ushqimeve të duhura.

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Sheqeri ka të njëjtin ndikim edhe tek këmbët, tek thembra, shputat dhe gishtat, duke shkaktuar dhimbje.

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rënie të ndjeshme të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve është nga shenjat e kësaj simptome.

Shtim në peshë

Teprica e sheqerit do të thotë që keni konsumuar shumë kalori.

Duke qenë se sheqeri nuk ka as fibra e as proteina, atëherë nuk do të ndiheni kurrë të ngopur dhe nuk do të ndaloni së ngrëni.

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.