Këto janë procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka treguar për procedurat e ndërrimit të Qendrës së Votimit.
Kjo procedurë ka nisur nga 20 korriku e vazhdon deri më 7 shtator.
KQZ publikoi një video, ku tregon për këtë proces.
Ku duhet të votoj dhe si ta ndërroj Qendrën e Votimit?
Qendrën tuaj të votimit mund ta mësoni dhe ta ndërroni përmes aplikacionit online që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së: ëëë.kqz-ks.org duke klikuar në linkun “Gjejë dhe ndërro Qendrën e Votimit” apo duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.
Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.
Më 17 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Subjektet politike po vazhdojnë të publikojnë emrat e kandidatëve përmes të cilëve synojnë të kenë pushtet në qeverisje lokale. /Shqip.com