Këto fakte duhet t’i dini për sëmundjen e Artritit

Artriti është një problem shëndetësor që shkakton dhimbje dhe inflamacion në kyçe, i cili prek zakonisht të moshuarit.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të artritit, që janë osteoartriti dhe artriti reumatoid.
Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe ndodh kur kërci që qëndron midis kockave shkatërrohet.
Artriti reumatoid ndodh kur sistemi imunitar sulmon gabimisht indet e shëndetshme të trupit. Ai shkakton dëmtime të kyçeve por gjithashtu mund të prekë muskujt, indin lidhor dhe indet fibroze.
Edhe pse artriti është më i zakonshëm tek të moshuarit, ai mund të prekë njerëz të çdo moshe.
Mjekët kanë diagnostikuar artritin në 49.7% e të rriturve të moshës 65 vjeç e sipër, shkruan Agroweb.
Dhe tek 30.3% e të rriturve të moshës 45-64. Po ashtu 7.3% e njerëzve të moshës 18-44 kishin një diagnozë të artritit.

Nyjet ju dhembin nga artriti
Jo të gjitha dhimbjet e kyçeve shkaktohen nga artriti.
Ka shumë shkaktarë të dhimbjes të nyjeve, duke përfshirë tendinitin, borsitin dhe dëmtimet. Personat me artrit nuk duhet të ushtrohen
Ushtrimet mund të ndihmojë në ruajtjen e gamës së lëvizjes dhe forcës në nyje.
Personat me artrit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak dhimbje, më shumë energji, përmirësim të gjumit dhe funksion më të mirë të përditshëm.
Perime të caktuara përkeqësojnë artritin
Disa perime si domatet, patëllxhani, patatet dhe specat, besohet se ndikojnë në shfaqjen e simptomave të artritit.
Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë disa ushqime anti-inflamatore. Ato janë: vaji i peshkut që është i pasur me omega-3, frutat dhe perimet shumëngjyrëshe të pasura me antioksidantë, arrat edhe farat.
Nxehtësia është më e mirë se akulli për nyjet e lënduara
Nxehtësia mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes dhe ngurtësisë në nyje dhe muskuj. Ndërsa akulli mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe ënjtjes së kyçeve.
Edhe pse artriti nuk mund të parandalohet, njerëzit mund të eleminojnë ose minimizojnë disa faktorë për të ngadalësuar përparimin e tij.
Për shembull, njerëzit me peshë të tepërt trupore kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të osteoartritit të gjurit.
Pirja e duhanit shoqërohet gjithashtu me një rrezik në rritje të zhvillimit të artritit reumatoid.
Gjithashtu, mbrojtja e nyjeve gjatë ndonjë aktiviteti fizik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të artritit.
Ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë më tepër rreth artritit, trajtime më të mira do të lindin.