Këta janë 13 kandidatët për gjyqtarë në Kushtetuese
Publikuar:
(14.03.2022 10:54:40)

Komisioni i posaçëm ka përfunduar shqyrtimin e 13 kandidatëve për për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi tha se është caktuar data e intervistimit më 29 mars në ora 10:30.
Kandidatër për gjyqtarë janë: Albert Avdiu, Blerim Burjani, Flamur Hyseni, Safet Berisha, Bardh Bokshi, Emrush Kastrati, Selman Ymeri, Rexhep Gashi, Dukagjin Abduli, Valon Hasani dhe Rafet Haxhaj.

Të parët që filluan intervistimin ishin Albert Zogaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si dhe Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për Komunitete Zyra e Presidencës./Shqip.com