Kulturë

Kështu do të duket Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Kanë filluar punimet e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka publikuar pamjet se si do të duket në të ardhmen hapësira.

“Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Lokalitetit Arkeologjik, synon të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.

/Shqip.com