Këshilltarja e presidentes: Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer “Sunny Hill” aty ku i takon

Donjeta Miftari, këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas largimit të festivalit “Sunny Hill”.
Miftari përmes një postimi në Twitter ka thënë se festivali “Sunny Hill” e vendos Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë.
“Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë. Festivali “Sunny Hill” vendos Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë. Zyra jonë luftoi për ta mbajtur atë në PR – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo.
Dua Lipa is 🇽🇰’s ambassador to the world.
— Donjeta Miftari (@miftaridonjeta) June 14, 2022
Sunny Hill festival puts 🇽🇰 on the map & is an extraordinary opportunity to promote our country.
Our office fought to keep it in PR – our youth expects & deserves better.
A solution must be found to bring it back where it belongs!
Festivali “Suny Hill” i cili është paraparë të mbahet në Bërnicë të Epërme është anuluar dhe pritet që të mbahet në Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur, Dukagjin Lipa i cili tha se ky festival është anuluar për shkak të pengut të politikbërjes në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës./Shqip.com