Këshilltari i Departamentit të Shtetit telefonon Kurtin për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Me këtë të fundit, Chollet njofton se kanë biseduar mes tjerash edhe për zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill.
“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill”.
“U diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.
Great call with PM @albinkurti. I reaffirmed unwavering support for Kosovo’s sovereignty. Looking to Serbia’s April elections, discussed practices when OSCE states have agreed to other states’ requests for in-person voting. Thanked 🇽🇰 for its generosity hosting Afghans.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 18, 2022
Autoritetet serbe kanë kërkuar që zgjedhjet e 3 prillit të mbahen edhe në Kosovë. Sipas tyre, serbëve nuk duhet t’u mohohet kjo e drejtë.
Madje, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar pasoja “të paparashikueshme” nëse nuk lejohet mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë./SHQIP.com