Lajme

Këshilli i Sigurimit diskuton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pritet të diskutojë sonte me fillim nga ora 21:00, për Kosovën.

Para anëtarëve do të diskutohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në vendin tonë.

Raporti i publikuar nga Guterres, përmend retorikën e ashpërsimit të toneve mes Prishtinës dhe Beogradit, në gjashtë muajt e fundit.

Tutje raporti flet edhe përshkallëzimin e tensioneve në terren, duke theksuar zhvillimet në natën e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, lidhur me lirinë e lëvizjes.

Kjo sipas raportit, ka ndikuar që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të mos shënoj progres.

Kosovën në seancën e sotme pritet ta përfaqësoj ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kujtojmë se në seancën e fundit, të mbajtur me 20 prill të këtij viti, Gërvalla kishte një debat të ashpër me homologun e saj serb, Nikola Selakoviç.

“Serbia është satelit i Rusisë dhe zyrtarët shtetëror janë pasardhës të Millosheviçit. Supremacia serbe është gjallë, vazhdon të destabilizoj jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin. Kjo është për keqardhje sepse Serbia nuk po mundet të distancohet nga e kaluara”, kishte thënë ministrja Gërvalla në fjalën e saj.

/Shqip.com