Lajme

Këshilli i Prindërve kërkon pezullimin e testit të Arritshmërisë

Testi i Arritshmërisë
Testi i Arritshmërisë

Rreth 40 mijë nxënës në vend iu nënshtruan Testin të Arritshmërisë dhe të Maturës. Mirëpo ky proces po vlerësohet si i pavlerë dhe i dëmshëm.

Përmes një reagimi publik, Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkoi pezullimin e këtij procesi. Salie Gajtani – Osmankaq nga ky këshill rendit arsyet që i shtyu të reagonin.

Tutje, ajo thotë se gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë edhe organizim për bojkotimin e të dy këtyre testeve.

Ndërkohë, njohësi i arsimit Ismet Potera thotë se reagimi i këtyre të fundit ishte jashtë kompetencave të tyre, dhe se sipas tij, ky proces nuk mund të pezullohet.

Ndryshe, lidhur me këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie gjatë së martës pranoi se testi i arritshmërisë i mbajtur në vend, ka rrjedhur dhe është publikuar në rrjetet sociale, derisa ka theksuar se kjo po ndodhë për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe gjetjes së mënyrës për kopjim nga nxënësit.

/Shqip.com