Lajme

Këshilli i Nxënësve organizon marsh protestues

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) do të organizoje një  marsh protestues.

Ky marsh protestues pritet të mbahet me 19 prill në 29 qytete të Kosovës me moton: “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”.

KNK përmes këtij marshi ka synim të fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë bërë publike edhe qytetet e Kosovës ku pritet të organizohet marshi protestues./Shqip.com

Qytetet e Kosovës