Këshilli Grevist i BSPK-së mbërrin në Qeveri
Publikuar:
(13.09.2022 08:22:05)

Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka arritur në Qeverinë e Kosovës për tu takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi mes tyre është paraparë të nisë nga ora 08:00.
Ky takim vjen pas hyrjes në grevë të BSPK-së dhe SBASHK-ut që nga 25 gushti.

Ata kanë hyrë në grevë duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga./Shqip.com