Lajme

Kërcënohet kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Shaqir Totaj mbrëmë në orët e vona është kërcënuar nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Mbrëmë në orët e vona është raportuar se një person përmes tjetrit ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Shaqir Totajt.

Personi i dyshuar nuk ka qenë i kënaqur me vlerësimin e pronës që i ka bërë komuna”, ka theksuar Bytyqi.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

/Shqip.com