Rozë

Këngëtarja shqiptare shfaqet krahë Malumës

Këngëtari i njohur Maluma dhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, janë shfaqur krah njëri-tjetrit.

Ata të dy kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura.

Ndërkaq, Rexha ka ndarë disa fotografi, ku spikati dhe ajo me yllin latin.

Rexha dhe këngëtari latin kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Po ashtu kujtojmë që Maluma mbajti disa javë më parë dhe një koncert në Tiranë në kuadër të turneut të tij botëror.