Rozë

Këngëtari kosovar konfirmon pjesëmarrjen në BBV Kosova?

Big Brother Kosova tashmë ka treguar se data e lansimit do të jetë 5 dhjetor.

Deri më tani janë përfolur emra të shumta e një ndër ta është edhe këngëtari, Art Abazi.

E këtë si duket e ka konfirmuar vet artisti përmes një Instastory ku ka publikuar numrin 5 që është nisja e “Big Brother Vip Kosova”, shkruan SHQIP.com.

Ndryshe fituesi i këtij edicioni të moderuar edhe nga Jonida Vokshi, do të fitojë hiq më pak se 200 mijë euro.

Ata do të qëndrojnë në shtëpi për mbi 100 ditë.

/Shqip.com