Kënga “Vonë” nga Yll Limani me pamje nga Ukraina, publikohet edhe nga Kourtney Kardashian
Publikuar:
(26.02.2022 13:46:17)

Sulmet e forcave ushtarake ruse në Ukrainë ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën.
Kjo ka bërë që personazhe të ndryshme nga rajoni dhe bota të reagojnë.
Mes shumë videove virale, njëra me dy ushtarë ukrainas që takohen me të dashurat e tyre, ka prekur shumë njerëz.

Kjo video është e shoqëruar me këngën e Ylli Limanit “Vonë”, një baladë prekëse.
Mes shumë personave që e kanë shpërndarë këtë video është dhe Kourtney Kardashian.
Ky detaj gjithashtu nuk i ka shpëtuar as Yllit dhe fansave të tij , i cili ka ripostuar në profilin e tij storyin që bëri ylli me famë botërore.

“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time “Vonë”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit./SHQIP.com