Rozë Ndërkombëtar

Kënga e re e Bebe Rexhës, aktualisht më e dëgjuara në botë

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shënuar suksesin e radhës me këngën “I’m good (Blue)”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Faqja zyratre e Billboard Charts në bazë të shitjeve të javës që lamë pas, ka publikuar listën e këngëve më të dëgjuara, e që e kryeson “I’m good (Blue)”.

Gjithashtu Rexha ka ndarë imazhin e klasifikimeve me më shumë se 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram.