KEK njofton se Blloku A4 do të ndalet disa ditë
Publikuar:
(15.10.2022 15:26:59)

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Blloku A4 i Termocentralit Kosova A planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.
Siç thuhet në njoftim rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.
Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë”.
Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022.
/Shqip.com