Art Jetese

Kek me kos dhe limon

Përbërësit: 240 g kos, 3 kokrra vezë, 6-7 lugë gjelle sheqer, 3 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle niseshte, lëkura dhe lëngu i një limoni, pak kripë dhe sheqer pluhur për dekor.

Përgatitja: Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim derisa të formohet një shkumë e qëndrueshme.

Shtojmë sheqerin dhe kripën dhe i rrahim sa sheqeri të tretet plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me kosin.

Më pas shtojmë miellin, niseshten, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me një tel gatimi derisa masa të bëhet e njëtrajtshme,

E bashkojmë masën me shkumën e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë lehtë me spatul. E hedhim në formën e pjekjes dhe e pjekim në temperaturë 150⁰C për 30-35 minuta, shkruan Living.

Pasi keku të ftohet i shtojmë sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë.