Lajme

KEDS: Nesër do të ketë reduktime të rrymës nga dy orë

Ilustrim.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se të enjten do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, reduktimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

KEDS-i thotë se kjo bëhet për shkak se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase.

“Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut-KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”.

“Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë”, thuhet në komunikatën për media.

KEDS

Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim KEDS-i thotë se në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe “do të veprojmë konform tyre”.

“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij”.

“Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”.